VIDEO/ Të çmendur apo guximtarë? Çifti martohet në akuariumin me peshkaqenë

Një çift që janë zhytës të zjarrtë e kanë rritur pasionin e tyre në një nivel tjetër, duke u martuar nën ujë. Lisa Huggins dhe Christopher Jackson u martuan në një akuarium tropikal në qendrën Bear Grylls Adventure në Marston Green, Warwickshire.

Ndër krijesat e pranishme në rezervuar, së bashku me llojet e ndryshme të peshqve, ishin peshkaqenët gumë, një specie ‘e ndrojtur’ që mund të rritet deri në shtatë metra. Duke pasur parasysh natyrën e tyre, peshkaqenët gumë zakonisht nuk përbëjnë një kërcënim për njerëzit.

Çifti, të cilët ishin së bashku për pesë vjet para se të martoheshin, kishin mësuar të zhyten së bashku, prandaj ata vendosën të martoheshin në këtë mjedis të pazakontë.  Huggins 38 vjeçe i tha agjencisë së lajmeve PA:

‘Ne do të martoheshim në Qipro, por nuk mund të udhëtonim prej pandemisë. Pra, për ne, kjo ishte një mënyrë e mirë me të vërtetë, ne mundëm të bënim diçka që e duam. Ne jemi stërvitur për t’u zhytur së bashku, kështu që është një lloj udhëtimi që kemi qenë bashkë që në fillim. Martesa ishte vetëm një pjesë tjetër e atij udhëtimi për ne.’

 

Çifti e kishte anuluar njëherë dasmën e tyre në Qipro si pasojë e COVID-19.

 

/Burimi: Evening Standard/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *