Video/ Pronari i ‘Shtëpisë së verdhë’ flet pas 20 vitesh: Akuzat e Dick Marty për transplant organesh më shkatërruan familjen

Pronari i të ashtuquajturës “Shtëpia e Verdhë”, Mersin Katuçi, ka rrëfyer historinë e jetës së tij. Akuzat se shtëpia e tij është shfrytëzuar për aktivitete kriminale nga ish krerët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë dëmtuar rëndë imazhin e tij dhe të familjes. Ai në një rrëfim  ka thënë se ndihet i zhgënjyer që u la në harresë nga Kosova dhe Shqipëria. Është një rrugë e gjatë dhe sfiduese për të shkuar në fshatin Gurrë. Ky fshat i vogël duket që është lënë në harresë.

Ajo që bie ne sy në këtë vend është një shtëpi e madhe, është e ashtuquajtura “Shtëpia e Verdhë”. Kjo shtëpi përmendet 5 herë në raportin e ish-senatorit zviceran, Dick Marty. Pretendimet janë se në të janë hequr veshkë të njerëzve me qëllim të trafikimit nga figura të larta të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës. Këto akuza të rënda nuk u vërtetuan asnjëherë. Pavarësisht kësaj, akuzat se kjo shtëpi u shfrytëzua për aktivitete kriminale, kanë lënë pasoja të rënda për familjen Katuçi. Shkaku i kësaj ngjarje, 5 fëmijët e Mersinit u detyruan ta braktisin fshatin. Disa prej tyre emigruan edhe jashtë vendit. Ai tani jeton vetëm me gruan e tij.

Katuçi rrëfen dhimbjet që ia ka shkaktuar gjithë kjo histori. Ai thotë se në kohën e luftës, në zonën e Gurres nuk ka shkelur këmbë kosovari. Katuçi tregon se Dick Marty kishte shkuar në shtëpinë e tij me forca të shumta policore. E banorët e fshatit edhe pas 20 vitesh vazhdojnë ta paragjykojnë pronarin e “Shtëpisë së Verdhë”. Marsin Katuçi ka autorizuar avokatin Tomë Gashi për të përgatitur Kallëzim penal si dhe padi civile kundër ish-senatorit, Dick Marty. Dhimbja më e madhe e Katuçit është se ai asnjëherë nuk u vizitua nga liderët shtetërorë shqiptarë dhe nga ish- krerët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës. Ai ndihet i braktisur si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova.

Mersin Katuçi, pronari i të ashtuquajturës “Shtëpia e Verdhë”, ka thënë se ish-senatori Dick Marty e antropologu Pablo Baraybar kanë dashur që të zhvarrosin eshtrat në Zonën e Gurit dhe pastaj për të thënë se ja çfarë ka bërë Thaçi e Haradinaj. Katuçi tha se Prokuroria dhe një inspektor në atë kohë nuk i kanë lënë Dick Martyn dhe Pablo Baraybar që të zhvarrosin eshtrat.

Ai thotë se familjes së tij i është bërë kontrolli në mënyrën më të turpshme.
“Dick Marty këtu ka kërkuar që të shikoj vendin. Gjatë kontrollit që i është bërë familjes time në mënyrën më të turpshme, Pablo Baraibar bashkë mund të ketë qenë edhe Lulzim Basha, hetuesi i UNMIK-ut…. Për të mbuluar tymin, hajdutërinë dhe poshtërsinë që i bën shtetit shqiptar dhe luftës së Kosovës, ato që ne nuk i njohim fare se nuk na lejonte Policia dhe Prokuroria për t’iu afruar. Familja ime ka ndejë diku jashtë”.

“Ka nisur të zhvarrosin varrezat e fshatit këtu buzë rrugës. Prokuroria dhe një inspektor zone në atë kohë nuk i kanë lënë këta persona që t’i zhvarrosin këto, ata donin t’i merrnin eshtrat e të vdekurve këtu dhe për të thënë se ja çfarë kanë bërë Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj e kush ka qenë. Këtë kanë dashur që ta bëjnë nën hije më të paturpshme”, ka deklaruar Katuçi./teve1

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *