VIDEO/ Pamje të rënda nga New York, burri godet me shkelm në gjoks një grua dhe largohet

Policia e qytetit të Nju Jorkut, publikoi një video shqetësuese të hënën në kërkim të një të dyshuari të akuzuar për goditjen e një gruaje nga shkallët lëvizëse, në një nga stacionet më të ngarkuara të metrosë në Brooklyn. Pamjet fillojnë me një mashkull të paidentifikuar që kalon pranë një gruaje 32-vjeçare, në një shkallë lëvizëse brenda stacionit të Atlantik, Ave-Barclays Center.

 

Ai pastaj kthehet, vendos të dy duart mbi mbështetëse dhe e godet gruan në gjoks, duke bërë që ajo të rrëzohet nga shkallët lëvizëse. Pamjet e sigurisë tregojnë më vonë se burri, i cili ka veshur pantallona të zeza dhe një këmishë të bardhë, largohet nga stacioni. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, teksa i dyshuari nuk është identifikuar akoma.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *