VIDEO/Një femër kthehet në ‘mollë sherri’, sportisti zihet me grushta

Kalimtarët e rastit kanë filmuar sherrin masiv ku është përfshirë edhe sportisti i njohur amerikan, Keis Kleipul. Ngjarja në fjalë është shënuar mbrëmjen e djeshme, ku shihen disa persona të cilët të cilët godasin me grushte e shkelma.

Keis Kleipul i cili luan me skuadrën e Pitsburg Stilers, ka qenë pjesë e një grupi djemsh, të cilët janë përfshirë në një sherr masiv me njëri-tjetrin.

Nga ajo çfarë raportohet nga mediat vendase, besohet se shkak është bërë një femër, ndaj të cilës ishin hedhur lek brenda një lokali. Kjo nuk është pritur mirë nga Kleipul, i cili bashkë me miqtë e tij, kanë shpërthyer në grushte, shkelma dhe fyerje ndaj personave që ngacmonin vajzën.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *