VIDEO/ Nisen për në Kosovë të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Kroaci

Qytetarët e Kosovës të cilët i mbijetuan aksidentit tragjik në Kroaci po rikthehen në atdhe. Media kroate 24sata ka publikuar pamje nga nisja e të mbijetuarve për në Kosovë.

Ndërkohë gjatë ditës, ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se udhëtarët që kanë shpëtuar nga aksidenti me autobus të dielën në Kroaci, do të kthehen në Kosovë me transport të linjës ajrore, të martën, pas orës 22:00.

Trupat e pajetë pritet të kthehen në Kosovë me transport rrugor. Si pasojë e aksidentit kanë vdekur 10 persona, ndërsa 45 kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Kujtojmë se, ditën e sotme, Gjykata e Qarkut në Slavonski Brod të Kroacisë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji shoferit të autobusit me targa nga Kosova që u aksidentua të dielën në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe u lënduan 40 të tjerë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *