VIDEO/ “Në 25 prill shumica e shqiptarëve do votojnë PS”, Berisha befason me parashikimin për zgjedhjet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook, takimin e Tritan Shehut me banorët në fshatrat e Përmetit. Deri këtu është çdo gjë në rregull, por një lapsus që ka bërë ku fton qytetarët të votojnë PS, ka shkaktuar jo pak reagime.

Berisha thotë se shumica e shqiptarëve votojnë PS, votojnë ndryshimin.

“Tritan Shehu në fshatrat e Përmetit: Ndëshkim keqqeverisjes më 25 prill. Shumica e shqiptarëve votojnë PS, votojnë ndryshimin. #Voto9PD #ShqipëriaFITON”, shkruan Berisha bashkëngjitur videos në fjalë.

Kaq ka mjaftuar që qytetarët të tallen me gafën e Berishës. Pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, e ndërsa fushata nga secila palë është në kulmin e saj.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *