VIDEO/ Momenti i sikletshëm i Biden, rrëzohet jo 1, por plot 3 herë nga shkallët e avionit

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden është vendosur në një situatë të vështirë. Ai është rrëzuar teksa po ngjiste shkallët e avionit, jo një herë, por tre herë.

Siç shihet në video, ai e ka kaluar shumë thjeshtë dhe sportiv këtë moment të sikletshëm duke u ngritur me shumë shpejtësi dhe vijuar sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Ai po nxitonte dhe pasi është rrëzuar herën e parë e ka pasur të vështirë që të marrë vete edhe për 2 herët e tjera.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që presidenti 78-vjeçar është rrëzuar nga shkallët e avionit, por sërish ka ditur ta menaxhojë si situatë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *