Video/ Makina shpërthen në flakë në ‘mes’ të autostradës

Një automjet ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në autostradë Tiranë-Lezhë, pikërisht në afërsi të Mamurrasit.

Është bërë me dije se nuk ka të lënduar pasi fatmirësisht kishin arritur të dilnin para se makina të marrë flakë. Mendohet se shkaku ka qenë përdorimi për kilometra të tëra të makinës, e cila funksiononte me gaz dhe benzinë dhe si pasojë e nxehjes së tepërt ka marrë flakë.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të zbuluar më shumë rreth rrethanave.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *