VIDEO/ Lukaku thumbon veprimin e Ronaldos, i bën thirrje Coca-Colës: Më telefono që të punojmë së bashku

Itali/ Pas episodit ‘të shëmtuar’ ku Cristiano Ronaldo hoqi nga tavolina Coca-Colën, një ndër sponosorët e Euro 2020, ka qenë Romelu Lukaku ai i cili ka ironizuar veprimin e kolegut të tij. Teksa po bëhej gati për konferencë dhe menaxherët po flisnin me median, Lukaku plasi ‘bombën’ duke i kërkuar Coca-Colës që ta telefononte në mënyrë që të bashkëpunonin. Të gjithë të pranishmit në sallë, bashkë me Lukakun kanë plasur në të qeshura.

Kujtojmë që një ditë më parë, UEFA i paralajmëroi Federatat se nëse ndodhnin sërish episode të tilla, ku sponsorët e Euro 2020 hiqen nga tavolina, atëherë ata do të gjobiten.

 

 

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *