VIDEO/Kapje prej flokësh dhe grushte, vajzat nuk përmbahen

Pamjet që u bënë virale në rrjet tregonin anglezët që dëfreheshin dhe pinin alkool pafund, pas daljes nga izolimi. Të rinjtë dhe jo vetëm festuan, ndërsa rrugët e lokalet u tejmbushën. Kjo hapje në Britani erdhi pasi qeveria lehtësoi masat, dhe njoftoi se të gjithë personat mbi 50 vjeç kanë marrë dozën e parë të vaksinës së koronavirusit. Por përtej festimeve masive, janë shënuar edhe disa incidente.

Një grup të rinjsh të cilët qëllonin njëri-tjetrin, e madje dy femra u kapën prej flokësh. Një grua e re me shapka me gëzof u pa duke tërhequr një tjetër femër, ndërsa kalimtarët e rastit shikonin këtë skenë të frikshme.

Që ditën e parë të lehtësimit të masave ndaj koronavirusit, anglezët u dyndën në ambientet e jashtme të pubeve, për të festuar lirinë dhe për të pirë një birrë jashtë për herë të parë pas 4 muajve. Por duket se asgjë nuk ka qënë aq e paqtë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *