VIDEO/ I’u prishën pazarët e drogës, përplasen me armë shpërndarësit në Durrës

Durrësi është tronditur sërish sot nga të shtënat e armëve. Një konflikt ka ndodhur rreth orës 19:20, në lagjen nr 4 në Durrës. Nga ky konflikt ka mbetur i plagosur në dorë 25 vjeçari Arbër Tivari. Kurse autori, Ardit Buçpapa është ende në kërkim.

Arbër Tivari njihet nga policia e Durrësit si person me precedent penalë. Dyshimet e para janë se këta dy shtetas janë konfliktuar fillimisht për pazaret e drogës, pasi janë të skeduar si shpërndarës të lëndëve narkotike në doza të vogla në qytet.

Më pas ata janë përplasur me makinat respektive, ku sherri ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit, ku Tivari ka mbetur i plagosur në dorë dhe ka përfunduar në spital.

Në ambientet e policisë janë shoqëruar disa persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Ndërkaqë janë ngritur pika kontrolli dhe po “krihet” zona për të bërë të mundur kapjen e autorit./Priza.al


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *