VIDEO/ Era e fortë shkul çatitë dhe rrëzon njerëzit në rrugë

Era ekstreme rrëzoi këmbësorët dhe zhvendosi çatitë e shtëpive në Kinën veriperëndimore. Në një video të bërë në qytetin Urumqi në rajonin Xinjiang Uyghur më 21 mars, shihen disa këmbësorë të cilët kanë vështirësi të ecin për shkak të erës shumë të fortë.

Një tjetër video tregon automjetet e parkuara në rrugë që goditen dhe dëmtohen nga çatitë e rrëzuara. Sipas raporteve, shpejtësia e erës arriti 63 mph. Videoja u publikua nga mediat lokale.

Përshtati:Priza.al/Burimi:LiveLeak

https://www.liveleak.com/view?t=9WxG2_1616491263

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *