VIDEO/ E pabesueshme në Kinë! Këtyre punëtorëve iu mjaftuan vetëm 28 orë për të ndërtuar një ndërtesë 10-katëshe

Ngjarje e pabesueshme, por e vërtetë. Punëtorëve kinezë iu ka mjaftuar vetëm 28 orë për të ndërtuar një ndërtesë 10-katëshe.

Në një video të bërë virale në rrjete sociale, shihet se dhomat dhe ambientet e çdo kati ishin të parapërgatitura në fabrikë, e punëtorëve iu kërkua vetëm sa të bënin lidhjen e ndërtesës.

Godina në fjalë është montuar nga punëtorët, nën mbikëqyrjen e inxhinierëve, vetëm me vida e bulonë.

“Të gjitha pjesët e ndërtimit u transportuan me kamionë dhe u montuan në vend me ndihmën e vinçave e punonjësve, në një procedurë që zgjati 28 orë e 45 minuta. Apartamentet ishin të gatshme me ujë të rrjedhshëm e energji elektrike,” tha zëdhënësi një zëdhënës i kompanisë.

https://youtu.be/ekj-Y4ZRNCA

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *