Video/ Dj Twin Gent sjell projektin “Reflection”

Dj Twin Gent është një nga (dixhejit) më të njohur të lounge-ve, party-ve dhe eventeve të ndryshme! Me mbi 20 vite eksperiencë, jo vetëm si dixhej, por edhe si producent, brenda dhe jashtë Shqipërisë ka treguar se veç pasionit për muzikën, është dhe mjaft popullor dhe i dashur për njerëzit pranë të cilëve performon. Duke punuar i vetëm, ja ka mundur t’ia dalë.

Projektet dhe performancat kanë qenë të shumta në numër, por edhe mjaft të veçanta në stil. Me një stil ndryshe, perëndimor, muzika që luan dj.Twin-i është për një publik të zgjedhur dhe me shije të hollë muzike. Projekti i tij më i fundit është një audio e lançuar në “youtube” me titullin “Reflection”.

Një prodhim i “Andi Dhoska prduction”. Mesa duket periudha e vështirë që po kalojmë globalisht e ka bërë Twin-in të reflektojë dhe të sjellë një projekt ndryshe për publikun.

Një muzikë e veçantë e cila pritet të luhet në çdo ambjent argëtues për shqiptarët.

/Burimi: InfoPresAlbania/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *