VIDEO/ “Cosa Nostra një fabrikë vdekjeje”, me maskë në fytyrë flet vrasësi i Falcones: Dua të kërkoj falje…

“Reflektova dhe vendosa të jap këtë intervistë: nuk e di se ku do të më çojë, çfarë do të ndodhë, shpresoj vetëm që të mirëkuptohem”. E nis kështu deklaratën e tij Giovanni Brusca, një nga burrat më të pamëshirshëm dhe besnik të Totò Rinës, atëherë kreu i Cosa Nostrës. Brusca është përgjegjës për qindra vrasje. Një numër kaq i lartë saqë ai vetë kurrë nuk ka qenë në gjendje ta thotë saktësisht.

Midis këtyre krimeve, krimi më barbar ishte ai ndaj Giuseppe Di Matteo së vogël, djali i bashkëpunëtorit të drejtësisë Santino: një fëmijë 11 vjeç kur e kapi mafia dhe u mbajt peng midis Palermos dhe Agrigentos për dy vjet.

Më poshtë po ju sjellim intervistën e Giovanni Brusca, njeriu i cili, në vitin 1992 organizoi masakrën në Capaci, ku mbeti i vrarë gjyqtari Giovanni Falcone. Dje, më 31 maj 2021 Brusca u la i lirë nga autoritetet italiane, pas 25 viteve dënim të kryera.

Intervista me ish-vrasësin e Cosa Nostra

Vendosa të bëj këtë gjë për mbyllur’ llogaritë’ edhe me veten time, sepse ka ardhur koha të marr përsipër përgjegjësitë e mia, edhe pse nuk mundem për motive sigurie, por thellë brenda meje ndjej se duhet ta bëj këtë. Dua tu kërkoj falje, të gjithë të afërmeve të viktimave , të cilëve u kam krijuar kaq shumë dhimbje dhe trishtim.

Jam përpjekur vitet e fundit si bashkëpunëtor i drejtësisë të jap kontributin tim, sa më shumë që të jetë e mundur, dhe t’u jap një shpjegim qoftë minimal shumë persnave që kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë.

Dhe unë i kërkoj falje djalit dhe gruas time, të cilët për fajin tim kanë vuajtur dhe po paguajnë edhe indirekt për ato që kanë qenë zgjedhjet e mia: së pari si anëtar mafie, pastaj si bashkëpunëtor i drejtësisë, sepse fatkeqësisht në vendin tonë ata që bashkëpunojnë me drejtësinë gjithmonë denigrohen, përçmohen , kur përkundrazi besoj se është një zgjedhje shumë e rëndësishme e jetës, morale, gjyqësore por mbi të gjitha njerëzore.

Sepse na lejon t’i japim fund kësaj, Cosa Nostra-s, të cilën unë e quaj një zinxhir vdekjeje, një fabrikë vdekjeje , as më shumë e as më pak. Një agoni e vazhdueshme”.

Përshtati:Priza.al/Burimi:CorriereDellaSera

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *