Video/ Abuzoj me vajzën e tij, pedofili që kërkonte ndihmë te Fiks Fare, rezultoi “monstër”

Jani Kallanxhi, është arrestuar nga policia e Korçës për ngacmim seksual ndaj vajzës së tij të mitur, rreth 6 vjeçe. Ndonëse para disa ditësh, i akuzuari në fjalë ka kërkuar ndihmë ekonomike nëpërmjet një emision investigativ në media, të cilit ju dha nga shërbimi social në ushqime dhe strehim. Ndërsa mësohet se nëna e 6-vjeçares është me probleme të shëndetit mendor, ndërsa vajza e mitur ka pësuar humbje të shikimit në njërin sy. Kallanxhi ishte shprehur se kur vajza e tij Ilirjana erdhi në jetë, ishte i detyruar ta linin ne jetimoren e qytetit të Korçës  pasi nuk kishin me çfarë ta rrisnin.

“Mamaja e vajzës së vogël është e diagnostikuar me Skizofreni për të cilën mjekohet, por trajtohet edhe me kemp me shumën 107 mijë lekë të vjetra. Jani tregon se prej shumë kohësh ka qenë në  punë si roje i një shkolle, por sipas tij është hequr nga puna pa arsye. Ilirjana në kohën kur ishte në jetimoren e Korçës, “Lulet e Vogla” ka pësuar një temperaturë të lartë duke i shkaktuar humbje te shikimit në syrin e majt. Babai i vajzës thotë se është përpjekur disa herë ta regjistrojë vajzë në kopsht dhe të trajtohet si moshatarët e saj, por nuk ka patur mbështetjen e asnjë institucioni. Gjithashtu ai thotë se mamaja e vajzës herë pas here si pasojë e mos marrjes së mjekimit në kohën e duhur shfaq shenja depresive ( largohet nga shtëpia natën dhe kryen veprime te turpshme në publik, thote se do kryej vetëvrasje.) Jani tregon se është i vetmi qeë duhet te kujdeset për vajzën e vogël  dhe mamanë e vajzës. Mjekimi i zonjës Xhensila sipas tij kohët e fundit nuk është më në listën e ilaçeve të rimbursuara dhe i duhet ta marrë me pagesë. Nga pamundësia për ta blerë ka kaluar afati 1 javë pa marrë mjekim. Gjithashtu mjekët e qytetit të Korçës i kanë përgatitur dokumentacionin e nevojshëm që 6-vjeçarja të paraqitet në kempin epror në qytetin e Tiranës në mënyrë që të trajtohet me kemp, por nga pamundësia për të lëvizur nga Korça në Tiranë ka kaluar afati i paraqitjes pranë KMCAP Tiranë. Denoncuesi mes lotësh i lutet institucioneve që të vendosin dorën në zemër për t’i pranuar vajzën në kopsht në mënyrë që vetë ai të punojë gjatë asaj kohe, pasi e ka të pamundur ta lënë vajzën e vogël nën kujdesin e mamasë së saj, sepse ajo është e pavetëdijshme dhe për veten e saj.”

Por Prokuroria në bazë të dyshimeve, ka kërkuar të ndalohet 61-vjeçari. Pasi ai ka qenë nën vëzhgim për tre ditë dhe hetimet ende vijojnë në lidhje me rastin e rëndë./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *