“Veriu nuk ia fal miqësinë me Beogradin” Berisha-Ramës: Larg duart nga Kosova!

Kreu i ‘Rithemelimit’ Sali Berisha, nga Hasi ku prezantoi kandidatin për bashki, Miftar Dauti, ‘Rilindja’ ka varfëruar qytetarët dhe i ka detyruar të largohen. Sipas tij, kryeministri Rama mbështet Beogradin dhe jo Kosovën. Këtij të fundit Berisha i bëri thirrje t’i mbajë ‘larg duart nga çështja e Kosovës’.

Berisha shtoi se Rama është treguar armik me shqiptarët, me rikthimin e tiranisë së varfërisë dhe dyfishimin e taksave.

Berisha: “Edi Rama po kërcënon mos votoni kandidatët e opozitës, pasi nuk do merrni para. Më lejoni t’i them diçka, gush e pushteti yt merr fund. 14 maji hap dyert për përmbysjen e tij si figura më e keqe e historisë tonë pas Enver Hoxhës, armiku më i egër i veriut. Si njeriu që ndjehet shumë më krenar me miqësinë, të cilën dhe New York Times e denonconte, Vuçiçin dhe thotë se atë e kam vëlla, e Albin Kurtin e ka kundërshtar. Hasi, Dibra, Kukësi nuk mund t’ja falë miqësinë me Beogradin pasi ata që Rama i shpalli kushëri, janë faktuar në histori si barbarë ndaj shqiptarëve. Dhe 20 vite më parë, me dhjetëra hasjanë ranë për tu bërë të pavdekshëm për lirinë e Kosovës. Duhet ti themi këtij vasali mos luaj, mos guxo me çështjen e Kosovës, larg duart me Kosovës s’ke punë, ka qeverinë dhe qytetarët e saj.

Kosova dhe veriu, shpirtërisht janë një, do përfundosh në Beograd pasi të lash hesapet me shqiptarët. Rama është treguar armik me shqiptarët, me rikthimin e tiranisë së varfërisë, me masa shtrënguese e arrestime masive për drita e ujë, me dyfishimin e taksave, Rama detyroi mbi 1 milion shqiptarë që të braktisin vendin, ka kryer gjenocid. Koha për të ka përfunduar, më 14 maj të gjithë hasianët u bëj thirrje të vijnë e të votojnë për ndryshim, garantoj se duke votuar Miftar Dautin kanë votuar shpresë, rikthimin e Hasit në rrugën që meritojnë dhe çlirimin nga terrori i varfërisë”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *