Vazhdojnë trazirat/20 të rinj palestinezë plagosen nga izraelitët (VIDEO)

Vazhdojnë trazirat në zonën e Lindjes së Mesme. Raportohen disa të plagosur në protestat e Kafr Kanna.

Burimet bëjnë me dije për “Al Jazeera”, se rreth 20 palestinezë u plagosën nga forcat izraelite në qytetin Kafr Kanna, pranë rajonit verior të Galilesë.

Përballjet midis të rinjve palestinezë dhe forcave izraelite, shpërthyen në qytetin verior.

Ndërsa banorët protestuan për arrestimin e Sheik Kamal al-Khatib, nënkryetari i Lëvizjes Islamike në Izrael.

Media palestineze tha se forcat izraelite përdorën gaz lotsjellës dhe municione, për të shpërndarë demonstruesit.

Burimi i lajmit: Aljazeera. Përshtati Priza.al 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *