Vaji i ullirit, “armë” kundër tumoreve

Llojet e shumta të vajit të ullinjve nuk duhet të na çorientojnë, pasi një vaj ulliri sa më shumë të jetë i pasur me polifenole, aq më i mirë është për shëndetin tonë.

Pasi polifenolet të pranishme në ta kanë funksion anti-inflamator dhe anti-tumoral. Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur një grup studiuesish në Universitetin e Mjekësisë në Bari, Itali. “Rezultatet janë të mahnitshme-pohojnë studiuesit-pasi çdo lloj vaj ulliri është i veçantë në llojin e tij, pasi kryen një funksion tepër të saktë në organizmin tonë. Me fjalë të tjera çfarë do lloj tipi vaji ulliri konsiderohet një ushqim i ndryshëm.

” Studimi kishte për qëllim identifikimin e gjeneve dhe micro ARN-së të depozituar në funksionimin e qelizave inflamatore ( monocitet), shprehja e të cilave mund të ndryshojnë në varësi të konsumimit të vajit të ullirit ekstra të virgjër apo më pak të pasur me polifenole të pranishëm në vaj.

Rezultatet e studimit nënvizojnë se vaji i ullirit ekstra i virgjër i pasur me polifenole i duhet organizmit, jo vetëm në pikëpamjen e forcimit të metabolizmit por edhe sepse është një “armë” plus në parandalimin e inflamacionit, arterosklerozës dhe kancerit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *