Ushtria amerikane konverton rrezet e Diellit në frekuenca radio

Laboratori Kërkimor i Forcave Ajrore të SHBA dhe Northrop Grumman njoftuan se kanë testuar me sukses një pajisje që konverton rrezet e diellit në energji radiofrekuencash.

Zbulimi konsiderohet si hapi i parë drejt realizimit të teknologjisë që do të sigurojë furnizim me energji elektrike të Tokës përmes radiofrekuencave që transmetohen direkt nga orbita.

Studimi i nisur që në 2018 me kosto rreth 100 milionë dollarë dhe parashikon që brenda vitit 2025 të çojë në hapësirë anijen Arachne. Kjo e fundit do të jetë e pajisur me sisteme të kontrollit të energjisë dhe të komunikimit.

Një nga komponentët e Arachne do të jetë edhe ajo që njihet si “pllaka sanduiç”, që përbëhet nga dy shtresa, qeliza fotovoltaike shumë efikase për kapjen e energjisë diellore dhe “përbërës që mundësojnë konvertimin dhe formimin e rrezeve diellore në valë radio-frekuencash”.

Projekti synon të mbledhë energjinë diellore në hapësirë, ta shndërrojë atë në frekuencë radio dhe ta transmetojë atë në stacione marrëse me bazë tokësore që mund ta kthejnë atë në energji elektrike.

Një sistem furnizimi i tillë me energji me bazë hapësinore do të zvogëlojë varësinë e trupave amerikane në kolonat e kamionëve me karburant që janë të ndjeshëm ndaj sulmeve të armikut, veçanërisht gjatë një konflikti. Avantazhi tjetër i të paturit të një sistemi të tillë do të sigurojë furnizim të pandërprerë dhe të vazhdueshëm me energji, gjë që është e pamundur nga furnizuesit e energjisë diellore me bazë tokësore.

Zëvendëspresidenti Jay Patel i Northrop Grumman shpjegoi se “konvertimi i suksesshëm i dritës së diellit në energji RF në një arkitekturë të lehtë dhe të shkallëzuar është një hap i rëndësishëm përpara në ofrimin e blloqeve të ndërtimit të teknologjisë për suksesin e misioni Arachne”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *