United eliminon Barcelonën nga Liga e Europës, ja fati i skuadrave të tjera

Në Old Trafford sida midis dy gjigandëve të Europës, Manchester United dhe Barcelonës përdundoi me fitoren e angelzëve. Pas barazimit të një javë më parë me rezultatin 2-2 në Camp Nou, katalanasit i “dhanë lamtumirën” këtij evenimenti. ‘Djajtë e Kuq’ zhvlerësuan golin e Lewandowskit (18’) nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas pushimit, skuadra e Ten Hag mbizotëroi në fushën e lojës. Fillimisht Fred (47’) do t’i barazonte shifrat në 1-1, për t’i lënë radhën më pas bashkatdhetarit të tij Antony (73’) të shënonte golin e epërsisë 2-1, që do të ishte edhe i fundit të këtij takimi.

Pas Juventusit, Sevillas, Sportingut dhe Bayer Leverkusenit më herët, në turin e ardhshëm janë kualifikuar edhe Roma dhe Union Berlin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *