“Ullinjtë në sarajet e tij kushtojnë nga 20-30 mijë euro” Berisha pyet Ramën: Ku i gjete paratë?

Kreu i ‘Rithemelimit’ Sali Berisha ka akuzuar sërish kryeministrin Rama ka vjedhur me qëllim për t’u pasuruar. Ai ishte i pranishëm në Paskuqan, aty ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie të Kamzës, Arjan Hoxha.

Berisha theksoi se në 30 vite rrogëtar shteti ka vetëm një apartament 130 metër katror, ndërsa Rama ndëroi sarajet në Surrel me ullinj që kushtojnë 20-30 mijë euro. Ai tha se Rama duhet të dalë para shqiptarëve dhe t’u tregojë ku i gjeti paratë.

“A mundet pra të vazhdohet në këtë mënyrë. Sa herë në cdo takim, kemi bërë thirrje, urdhëro të dalim në shesh para qytetarëve. Edhe këtu po deshi Rama të vijë në debat, por debati është detyrim para jush. Sepse kryeministri, presidenti, cilido rrogëtar i këtij shteti paguhet me taksat tuaja dhe ai ka detyrimin të dalë para jush, ka detyrimin ti kthejë  xhepat dhe të tregojë cdo qindarkë.

Edi Rama nuk del dot kurrë. Si mund të dalë ai që jeton në saraje. Kam qenë rrogëtar i shtetit 30 vite dhe një apartament 130 metra kam, absolutisht pa kredi, më të madh nuk e blija dot. Kjo është e vërteta. Po ti që ndërtove sarajet me 720 metra gjatësi themelet. Me 5 mijë metra parkun përreth. Me ulli 300-400 vjecare që kushtojnë nga 20-30 mijë euro. Ku i gjete këto? Hajde këtu Edi Rama, duhet të dalësh, tu thuash qytetarëve nga mbinë ato. Ti thua që je nga bregu. Nëse je nga bregu Surreli nuk është në breg, nuk i ke trashëgim as nga nëna as nga baba, i ke vjedhur ndaj nuk del”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *