U zhduk para 10 ditësh gruaja në Tepelenë, burri ngre “në këmbë” policinë

Një 47-vjeçar ka denoncuar në policinë e Tepelenës, largimin e bashkëshortes nga banesa prej 10 ditësh.

Shtetasi me iniciale E.M., ka rrëfyer në polici se bashkëshortja A.M., 34 vjeçe është larguar nga banesa, duke braktisur dy fëmijët e mitur.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër,  për shtetasen A. M., 34 vjeçe, banues në fshatin Progonat, Tepelenë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj, shtetasi E. M., 47 vjeç, banues në fshatin Progonat, Tepelenë, se bashkëshortja është larguar nga banesa para 10 ditësh, duke braktisur dy fëmijët e mitur. Po punohet për gjetjen e saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *