U zgjodh për herë të parë në vitin 2021, Alfred Rushaj jep dorëheqje nga mandati i deputetit

Një lëvizje surprizë ka ndodhur në Partinë Demokratike, ku ish-kreu i grupit parlamentar të kësaj partie Alfred Rushaj ka dhënë dorëheqjen.

Sipas raportimeve, arsyet e lënies së mandatit të deputetit nga ana e Rushajt janë personale dhe ai pritet ta zyrtarizojë dorëheqjen më 8 nëntor, ndërsa e mori mandatin në zgjedhjet e vitit 2021.

Kujtojmë që kohën kur Partia Demokratike drejtohej nga Lulzim Basha ai u zgjodh kryetar i grupit parlamentar, post nga i cili dha gjithashtu dorëheqjen. /Abcmews.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *