U zëvendësua nga Bleona, Fatmir Merkoçi: Asnjë lloj vlerësimi për kontribute

Mesditën e sotme, “Rithemelimi” ka lexuar emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillin Kombëtar që do të votohen në Kuvendin e 30 Prillit.

Për çudi mes 420 anëtarëve, mungonte emri i Fatmir Merkoçit.

Në një prononcim për Priza.al Merkoçi u shpreh se ndryshe nga çfarë u trumpetua gjatë kësaj kohe, realiteti është ndryshe pasi atë listë nuk ka asnjë lloj vlerësimi për kontribute.

Fjala e plotë e Merkoçit:

“Lexova listën e kandidatëve për Këshillin Kombëtar. Ndryshe nga çfarë u trumpetua gjatë këtyre kohëve. Realiteti është ndryshe.

Në atë listë nuk ka asnjë lloj vlerësimi për kontribute.

Nuk ka përfaqësues të konservatorizmit, idealizmit, shtresës së deklasuar apo të raksionarve, siç na quanin në atë kohë. Mungon anti-komunizmi dhe anti-sorizmi

Kjo tregon se frika për tu përballur me zërin dhe alternativën, nuk pranohet.

Të fusësh ” deng pa mark” në ato lista, nuk është as demokraci dhe as bashkim

Tashmë çdo gjë ka dalë sheshit. Kush ka sy e sheh. Kush ka mëndje e kupton.

PD nuk lufton për person, por për forcim, bashkim, rikthimi shprese për të marrë pushtetin.

Kujdes spiunët,” përfundon ai për Priza.al.

Por kush është Fatmir Merkoçi dhe cili është kontributi i tij në Partinë Demokratike?

Kush nuk e njeh Fatmir Merkoçin. Student i dhjetorit, një nder më aktivet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, rrahur në mitingje nga policia e Ramiz Alisë e themelues i Partisë Demokratike shqiptare. Intelektual, një dashnor i lirisë dhe protestave.

Fatmir Merkoçi ka 30 vjet në protesta dhe e fundit ishte ajo brenda “shtëpisë” së PD më 8 janar./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *