U vlerësua me titullin ‘Qytetar Nderi’/ Luiza Gega: Do punoj fort për të nderuar vendlindjen

Kampionia e Evropës në atletikë, Luiza Gega është vlerësuar me titullin e lartë “Qytetar Nderi” nga Këshilli i Bashkisë Bulqizë.

Kanë qenë të shumtë qytetarët të cilët kanë mirëpritur kampionen që i bëri krenar në Shqipërinë. Gjatë ceremonisë së pritjes, kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla tha se e gjithë zona krenohet me Gegën e cila doli kampione në arenën sportive të Evropës.

Gega falënderoi bashkinë e Bulqizës për vlerësimin e dhënë dhe u shpreh se do të vijojë të punojë fort për ta nderuar vendlindjen e saj e gjithë Shqipërinë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *