U takua me kryetarin e komunës së Gostivarit, Veliaj: Shqipëria krah Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është takuar këtë të dielë me kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj tha se në kryeqytet do të ketë një javë të dedikuar kulinarisë, kulturës, këngëve, e valleve të Gostivarit për të kuptuar që ka më shumë gjëra që i bashkojnë dy vendet.

Sakaq shtoi Shqipëria është krah Maqedonisë së Veriut për cceljen e negociatave.

“Jemi të lumtur që ju presim si Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe më bëhet zemra mal që kemi filluar idetë e para se si disa nga shkollat e Gostivarit dhe te Tiranës mund të bëhen shkolla simotra. Mezi pres që kontributi ynë të jetë më shumë për të forcuar këto marrëdhënie mes të rinjve. Mezi pres gjithashtu, që në fillim të vjeshtës të kemi javën e Gostivarit këtu, të kulinarisë, të kulturës, të këngëve, të valleve edhe të kuptojmë që ka më shumë gjëra që na bashkojnë se gjërat që na ndajnë. Mezi presim që Maqedonia e Veriut të ecë përpara. Ne e shohim këtë jo si dikush që ndjek tjetrin, po si dy popuj qe ecin krah për krah, jo njëri para e tjetri pas. Dëshira që na del nga zemra është të shkojmë në këtë rrugë së bashku dhe të dalim faqebardhë”, tha ai

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *