U prit me protesta në Shqipëri, Vuçiç: Thonë që dua një Serbi të Madhe, mos të humbasim kohë me…

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e fundit zhvilluar ditën e sotme në Pallatin e Brigadave.

Bëhet me dije se Vuçiç është shprehur se njerëzit janë duke aluduar se Vuçiç është duke kërkuar krijimin e Serbisë së Madhe me këtë projekt, megjithatë sipas tij ka ardhur koha të lihen pas këto ide të së shkuarës.

Vuçiç shprehet se ka ardhur koha të përqëndrohen tek e ardhmja.

“Dëshiroj të them që jam i lumtur për marrëveshjet e arritura sot. Ne i kemi diskutuar këto gjëra por nuk kishim arritur të përfundonim procedurat burokratike. Kur erdha në Shqipëri pashë që Ramës iu kundërvunë për iniciativën, për ata që thonë që unë dua një Serbi të Madhe, apo ata që thonë për Shqipërinë e Madhe. Le mos të humbasim me diskutimet që kanë lidhur me të shkuarën. Le të përqëndrohemi tek e ardhmja.”– tha Vuçiç.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *