U prezantojmë me qytetin ku jetojnë vetëm gra, burrat mund t’i vizitojnë në fundjava

Noiva do Cordeiro, një qytet ku jetojnë gratë, u themelua në 1891 nga Maria Senorina de Lima, e cila u dëbua nga fshati i saj për tradhti bashkëshortore.
Ky qytet i vogël brazilian u krijua nga një grua, për gratë, ai ka rregullat e veta dhe sistemin e vet të organizimit të punës dhe jetës. Sot, vetëm 600 njerëz jetojnë në të.

Ato e kanë rregulluar jetën siç duan dhe ndihen rehat në botën e tyre femërore. Gratë e Noiva-s besojnë se arritën të organizojnë një jetë shumë më të mirë sesa burrat në vendin e tyre.
Disa kanë burra dhe fëmijë, megjithatë, burrat mund t’i vizitojnë gratë e tyre në Noiva do Cordeira vetëm gjatë fundjavave, ashtu si djemtë që kanë mbushur 18-vjeç.
Ky vend i pazakontë i ka faqet e veta në rrjetet sociale, ku shfaqen herë pas here kërkesa për burra. Përndryshe, vajzat thjesht nuk mund të krijojnë një familje normale.

Të gjithë anëtarët e gjinisë së kundërt me të cilët komunikojnë janë vetëm të afërmit e tyre.

Krejt papritur, ato janë të interesuar vetëm për beqarët që janë gati të pranojnë rregullat e tyre femërore dhe të përshtaten me një mënyrë të re të jetës.

Çuditërisht, shumë burra iu përgjigjën ftesës për të vizituar qytetin e vetëm në botë ku ka vende vetëm për gra.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *