U përlot kur mësoi për vdekjen e rojes së ‘Top Channel’, ja si u njoh Luizi me Palin

Vdekja e Pal Kolës, rojës 60-vjeçar të Top Channel shokoi banorët e ‘Big Brother VIP Albania’. Mbrëmjen e kaluar, ata u informuan mbi sulmin me armë zjarri që ndodhi pak metra larg shtëpisë së tyre. Të shokuar e tronditur nga ajo që kishte ndodhur, banorët shprehën ngushëllimet për familjen e viktimës. Mirëpo, një prej tyre u shpreh se e njihte Palin.

Luizi, me lot në sy u shpreh se e njeh edhe nga jashtë rojen që u vra me një plumb nga persona ende të paidentifikuar.

“Ngushëllime familjarëve! Po qaj se unë e kam njohur edhe jashtë rojen”.

Deklarata e tij i bëri kurioz të gjithë. Mirëpo, takimi i tyre i parë ka qenë mbrëmjen e parë të futjes në shtëpi, me 24 dhjetor, pasi Luizi qëndroi në pritje për të hyrë brenda shtëpisë.

“Ja ishim duke u ngrohur pranë zjarrit”, i tha atë ditë Arbanës. Më pas, kur u fut brenda shtëpisë u tha banorëve se ishte jashtë me rojen e se ishte burrë i mirë shumë.

Kur Luizi mësoi për vdekjen e Palit, premtoi se nëse do shpallet fitues, një pjesë e konsiderueshme e parave do i shkojë familjes së rojes.

“Ngushëllime familjarëve! Po qaj se unë e kam njohur edhe jashtë rojen. Më vjen shumë keq. Jam i bindur që ai lloj sulmi nuk ka qenë për ne. Këtë duhet ta them për të gjithë banorët. Kjo godinë, kjo media është me e sigurtë se çdo ambasadë. Uroj që autoritetet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt. Është një akt makabër, akt terrorist. Mund të them që të gjithë bashkë mund t’ia dalim duke i dhënë forcë njëri-tjetrit dhe duke patur mbështetjen tuaj. Ju jeni forca jonë! Ne këtu brenda jemi shumë të sigurtë dhe kemi njëri-tjetrin. Debatet këtu shumëzohen me zero, përpara kësaj ngjarje. I them familjarëve të Kolës se çfarë do të marr me vete nga ky rrugëtim, një pjesë të konsiderueshme do ia dhuroj”,- tha ai.

Kujtojmë se edhe pse Top Channel është në zi për sulmin që iu bë e për humbjen e një jete në oborrin e medias së tyre, produksioni nuk e respektoi duke vendosur që banorët të festojnë e darkojnë së bashku me opinionistët. Hyrja e papritur e Zhaklinës dhe Arbrit në shtëpi ishte një surprizë për të gjithë, duke u justifikuar se erdhën për ditëlindjen e Nitës.

Festimet për ditën e veçantë të Nitës mund të ishin shtyrë por produksioni nuk e pa të arsyeshme. Edhe pse mbyllën ‘Prime’ shumë shpejt, nuk donin që shikueshmëria të binte, ndaj ‘show’ rezervë për to u bë darka me opinionistët.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *