U njohën në rrjetet sociale, si e ngacmoi seksualisht 31-vjeçari djalin e mitur

Policia ka arrestuar sot një 31-vjeçar pasi akuzohet se ka ngacmuar një djalë të mitur. I arrestuari është shtetasi Petrit Pire, i cili ka ngacmuar seksualisht 13-vjeçarin. Ata ishin njohur në rrjetet sociale në lojën ‘free fire’.

31-vjeçari ka ftuar 13-vjeçarin që të pinin një kafe në Kuçovë. Kur janë ulur për kafe, Petrit Pire e ka prekur të miturin në organet gjenitale. I mituri është larguar i tmerrur për në banesë.

Fillimisht 13-vjeçari ka hezituar t’i tregojë familjes ngjarjes, por më pas ka rrëfyer gjithçka dhe kanë bërë dhe denoncimin në polici. Policia e Beratit ka arrestuar në banesën e tij në fshatin Tapi 31-vjeçarin Petrit Pire, i cili akuzohet për “ngacmim seksual” me të mitur. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, ku edhe do kryhen tashmë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *