U konfliktua dhe tentoi ta vriste fqinjin me levë, arrestohet 34-vjeçari në Kapshticë

Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar në tentativë vrasje në Elbasan. Për pasojë u arrestua 34-vjeçari i identifikuar si Gentian Myrta, banues në fshatin Shushicë, i cili goditi me automjet dhe me levë metalike, fqinjin e tij. Ai u kap në pikën kufitare të Kapshticës, në tentativë për t’u larguar nga vendi ynë.

Konflikti mes tyre ka ndodhur ditën e djeshme, kur Myrta ka goditur me automjet dhe me levë metalike, fqinjin e tij, Hamit Mehmetaj, 57 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, i cili lëvizte me biçikletë. 57-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti i fortë (levë metalike) dhe automjeti që dyshohet se janë përdorur nga 34-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *