U kap teksa vadiste bimët e kanabisit, arrestohet 53-vjeçari

Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit.

Një 53-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi është kapur duke vaditur bimët e kanabist që kishte mbjellë.

53-vjeçari do të akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Vijojnë kontrollet e territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet, pas një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Gjobardhaj”.

U kap në flagrancë duke vaditur bimët e dyshuara narkotike, vihet në pranga.

Asgjësohen me anë të djegies bimët e dyshuara narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacione policore se në fshatin Gjobardhaj po kultivoheshin bimë narkotike, kanë vijuar kontrollet e territorit, duke përdorur edhe dronë.

Si rezultat i një pune hetimore disamujore u finalizua operacioni policor i koduar “Gjobardhaj”, si rezultat i të cilit u bë e mundur goditja e rastit të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Gjobardhaj, identifikimi dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasit B. P., 53 vjeç, banues në fshatin Ungrej, i cili u kap në flagrancë duke vaditur bimët narkotike.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *