U kap në shkelje të orës policore, por policia i zbulon dhe armët, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Një 26-vjeçar është arrestuar pasi jo vetëm ishte në shkelje të orës policore, por gjatë kontrollit fizik i është gjetur edhe armë zjarri.

Priza.al mëson nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit, se në pranga ka rënë M. T., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Të riut iu gjet një pistoletë në makinën e tij dhe më pas, si rezultat i kontrollit të bërë në banesë, iu kap edhe një pistoletë në banesën e tij të marrë me qira.

“Qarkullonte me armë zjarri në mjetin e tij gjatë orës policore, vihet në pranga 26-vjeçari. Sekuestrohen 2 armë zjarri, njëra që u gjet në mjet dhe tjetra që u gjet në banesë.

Në kuadër të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë qarkun e Tiranës, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet.

Në vijim të kontrolleve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. T., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij dhe në banesën që kishte  marrë me qira, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. T., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, njofton Policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *