U kap në flagrancë duke vjedhur në një banesë, arrestohet shqiptari në Itali

Një shtetas 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për vjedhje në banesa dhe plagosje të dy oficerëve.

Mediat italiane shkruajnë se shkak i arrestimit të tij u bë alarmi i vendosur në një shtëpi private.

Gjatë ndjekjes, shqiptari u konfliktua me dy oficerët duke i plagosur të dy. Gjatë arrestimit oficerët gjetën 41 objekte të vjedhura, duke përfshirë 1 PC, stilolapsa dhe stoli ari me vlerë mijëra euro. Të gjitha sendet e vjedhura u janë rikthyer pronarëve legjitimë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *