U kap me drogë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

Tentativa për t’u arratisur pasi policia e ndaloi për një kontroll rutinë, nuk ka shkuar siç duhet për një shqiptar në Novara të Italisë.

I ndaluar për kontroll nga policia, ai zbret nga makina dhe tenton të arratiset, por përfundon në pranga për trafik droge.

Ngjarja ka ndodhur të martën e 16 majit, kur agjentët e vunë re gjatë një aktiviteti monitorues të policisë dhe vendosën ta ndalojnë për kontroll.

Pasi ndaloi makinën, shqiptari doli dhe tentoi të arratisej, por ikja e tij nuk zgjati shumë. Ai u bllokua menjëherë nga policia, e cila e kontrolloi atë dhe makinën e tij.

Në brendësi të mjetit efektivët gjetën 500 gramë kokainë dhe 100 gramë marijuanë, si dhe materiale të ndryshme ambalazhimi.

Pas kësaj shqiptari me banim në Trecate dhe i skeduar më parë për krime të lidhura me drogën, u arrestua dhe akuzohet sërish për trafik droge.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *