U kap me armë zjarri pa leje në makinë, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Një 33-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap me armë pa leje.

Shtetasit me iniciale V.H., i janë gjetur në bagazhin e makinës një armë zjarri kallashnikov, krehër dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Driver”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, krehër dhe municion luftarak. Vihet në pranga drejtuesi i automjetit ku u gjetën arma dhe municioni luftarak, procedohen në gjendje të lirë 2 pasagjerët.  Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Myslym Keta”, në një automjet, qarkullonin persona të armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Driver”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi V. H. (R)., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit I. R., 41 vjeç dhe B. Z., 33 vjeç. Në rrugën “Myslym Keta”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin V. H. (R). dhe pasagjerë shtetasit I. R. dhe B. Z. Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazh, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *