U filmua duke marrë ryshfet; pezullohet nga detyra efektivi

Një efektiv policie në Berat është pezulluar nga detyra pasi është filmuar duke marrë ryshfet nga një qytetar.

Policia në bën me dije se vendimi është marrë nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Tashmë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal në lidhje me këtë çështje ndërkohë që policia i bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo shkelje të ligjit

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me rastin e transmetuar mbrëmjen e sotme, në emisionin investigativ “Stop”, ku në pamje filmike shfaqet specialisti për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat, Nënkomisar L. F., duke i marrë një shumë parash një shtetasi, ju sqarojmë se:

Menjëherë pas publikimit të pamjeve, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra, të specialistit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat, shtetasit L. F.

Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë, ndërsa AMP-ja ka nisur hetimi penal për këtë rast.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën të punonjësve të Policisë, dhe iu garanton reagim të menjëhershëm, të paanshëm dhe konform ligjit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *