U dorëhoq nga gara për ‘Korçën’/ Gjata: Alibeaj ndryshoi listat…

Gjergji Gjata u dorëhoq ditën e djeshme nga kandidimi për kryetar Bashkie në Korçë për zgjedhjet lokale. Ai do të përfaqësonte grupin e Alibeajt. Gjata ka reaguar sërish duke treguar detaje nga ky vendim.

Ai, së bashku me 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak, të Partisë Demokratike u tërhoqën nga gara elektorale për zgjedhjet vendore. Sipas Gjatës, në mënyrë të paprecedentë, me vendimin e dy personave, një ish-deputeti dhe kryetarit të komanduar i PD-së, Alibeaj, janë ndryshuar listat e kandidatëve dhe janë dorëzuar të reja, pa bërë asnjë informim.

“PDSh në formë arbitrare, puniste, pa vendimmarrje kolegjiale, por me vendimin e dy personave (një ish deputet dhe kryetari Alibeaj), në mesnatë ndryshuan listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak dhe e dorëzuan atë të ndryshme nga lista e dërguar nga baza e demokratëve dhe kandidati i Korçës, pa informuar as kandidatin, as anëtarësinë e partisë dhe as kandidatët.

Kjo ishte arsyeja e vetme e largimit. Kujdes! Mbrëmjen e djeshme krerëve të PDSH i është bërë me dije prej meje personalisht që nëse ndryshohet lista e kandidatëve, do të largohemi, si unë, ashtu edhe kandidatët e Këshillit Bashkiak.” – thuhet në reagim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *