U bëri `zbor` policëve grek si nëpër filma, kush është shqiptari që theu traun në Qafë-Botë

Identifikohet personi që rrezikoi jetën e policëve shqiptarë dhe grekë gjatë pasdites së sotme në pikën doganore të Qafë Botës. Mësohet se bëhet fjalë për 39-vjeçari Gardian Mirakaj, nga Lezha.

Pasditen e sotme, ai po udhëtonte me makinën tip “Volkswagen”  drejt Greqisë  dhe në doganën e Qafë Botës ku iu kërkua të ndalonte për kontroll.

Mirakaj nuk iu bind urdhrit të policisë shqiptare dhe më pas as asaj greke dhe theu traun e doganës. Në ndjekje të tij u vunë 6 automjete të policisë greke, duke bërë të mundur arrestimin e tij në Igumenicë, pas 30 kilometrash ndjekje.

Nga kontrolli i mjetit që drejtonte 39-vjeçari nuk u gjet asgjë e dyshimtë që mund të ngjallte dyshime lidhur me ndonjë trafik të mundshëm lëndësh narkotike. Ndaj dyshohet se i riu mund të ketë probleme të shëndetit mendor.

NJOFTIMI I PLOTË:

DVP Vlorë/Sqarim

Falë bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë Kufitare Sarandë dhe homologeve Greke, ndalohet drejtuesi i një automjeti, i cili nuk iu bind Policisë Kufitare Shqiptare dhe asaj Greke, duke kaluar në menyrë të jashtëligjshme pikën e kufirit në Qafë-Botë.

Ditën e sotme, në pikën kufitare Qafë-Botë, një automjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Gardjan Mirukaj, 39 vjeç, banues në Lezhë, ka kaluar pikën kufitare duke mos iu bindur urdhrit të Policisë për të kryer kontrollin dhe verifikimin e dokumentacionit, duke kaluar në territorin Grek në menyrë të jashtëligjshme dhe duke mos iu bindur për ndalim dhe Policisë Greke. Si rezultat i bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë Kufitare Sarandë falë dhe shkëmbimit në kohë të informacionit, është bërë i mundur ndalimi i këtij shtetasi, në hyrje të Igumenicës, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjet nuk i është konstatuar asnjë send i jashtëligjshëm. Nga ana e Komisariatit të Policisë Sarandë do të kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *