U arrestua për blerje votash, mikut të Fredi Belerit do t’i jepet masa e sigurisë në spital

Pandeli Kokoveshi, i arrestuar ditën e djeshme në Himarë bashkë me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri për blerje votash do ta mësojë masën e sigurisë nga QSUT, aty ku është i shtruar. Vendimi do t’i komunikohet në spital.

Ai u dërgua në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” me ambulancë nga Vlora, aty ku ishte në paraburgim, për shkak të problemeve me zemrën.

Prokuroria e Vlorës e akuzon atë dhe Fredi Belerin, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, për blerje votash.

Ata janë ndaluar dje pak pas mesnate në Himarë, pasi një agjent i infiltruar ka përgjuar pazarin për vota. Sipas informacioneve paraprake, Beleri do të paguante 400 mijë lekë të vjetra për 8 vota. Ndërkohë, Prokuroria thotë se ka prova, se Fredi Beleri ka premtuar dhe ka dhënë para.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *