‘Trupi i saj u gjet në valixhe’/ Kjo është 12-vjeçarja e cila u përdhunua para se të vritej mizorisht

Policia franceze ka nisur një hetim për vrasje pasi trupi i një vajze 12-vjeçare që u zbulua në një valixhe jashtë shtëpisë së saj në veri-lindje të Parisit.

Viktima, e quajtur Lola Daviet besohet se është përdhunuar dhe torturuar përpara se të vritej. Të hënën, dy të dyshuar, një grua e pastrehë 24 vjeç dhe një burrë, 43 vjeç dolën para  gjykatës në Paris. Dy persona të tjerë mësohet se janë marrë në pyetje nga policia. Një hetim zyrtar u hap në fundjavë për “përdhunim të kryer me akte torture dhe barbari” dhe për “Fshehje të një kufome”.

Vajza u raportua e zhdukur pasi nuk u kthye në shtëpi nga shkolla. Trupi i saj u gjet brenda një valixheje plastike, jo shumë larg shtëpisë së saj. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur vajza e veshur me të bardha dhe me çantën e shkollës ka hyrë në ndërtesën ku ajo jetonte. Ajo hyri në ndërtesë pas një gruaje ku dëshmitarët kanë deklaruar se ishte pikërisht e njëjta grua që u pa të dilte nga ndërtesa me një valixhe në dorë. E dyshuara kishte veshur pantallona të bardha dhe një bluzë grijë. Kamera tregon se të dyja hyjnë në ndërtesë në orën 15:20 të premten dhe oficerët konfirmuan për mediat franceze se kishin gjetur shenja të një rrëmbimi në bodrumin e ndërtesës. Trupi i Lolës u zbulua në një rrugë larg nga blloku i banesave në lagjen e 19-të të Parisit. Një banor ka deklaruar se e pa të dyshuarën duke tërhequr zvarrë valixhen rreth dy orë para zhdukjes së Lolës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *