Trump: T’i jepet fund luftës në Ukrainë, mund të shkaktojë shkatërrim global!

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Rusia dhe Ukraina duhet të fillojnë negociatat e menjëhershme. Gjatë fjalimit të tij në një takim, Trump shton se në rast se kjo nuk ndodh kriza mund të kthehet në Luftën e Tretë Botërore dhe të shkaktojë shkatërrim global.

“Ne duhet të fillojmë negociatat e menjëhershme për një fund paqësor të luftës në Ukrainë ose do të përfundojmë në Luftën e Tretë Botërore dhe nuk do të ketë më asgjë nga planeti ynë”, tha Trump ndërsa mbante një fjalim gjatë një mitingu në Minden, Nevada, të shtunën, siç citohet nga transmetuesi C-SPAN.

Gjatë një mitingu në Nevada, Trump më pas kritikoi edhe Presidentin Joe Biden.

“Po të kisha qenë president, Rusia nuk do të kishte pushtuar kurrë,” tha ai, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara se “pothuajse e kishin detyruar” Putinin të pushtonte Ukrainën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *