Tritoli në Kurbin/ Shoqërohen 10 persona në polici, mes tyre pjesëtarë të familjeve që janë në hasmëri

Mbi 10 persona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje nga Policia e Kurbinit në lidhje shpërthimin e ndodhur në banesën 3 katëshe të familjes së Skënder Likës në fshatin Sanxhak.

Mes personave që kanë dhënë dëshminë e tyre në polici janë dhe pjestarë të familjeve me të cilët kanë hasmëri familja Lika që ishte objektiv i sulmit por, mësohet se ata kanë mohur të kenë lidhje me vendosjen e tritolit dhe janë lënë sërish të lirë.

Në pjesën e përparme të baneses tre katëshe, ka patur kamera sigurie, por sipas burimeve nga grupi hetimor kanë qenë jashtë fuksioni. Policia ka sekuestruar dhe po analizon kamerat e disa banesave dhe bizneseve në zonë, por nga kqyrjet e deritanishme të pamjeve asnjëra prej tyre nuk i ka fokusuar lëvizjet e autoreve që mendohet të kenë qenë më shumë se 2 persona.

Ndërkohë nuk është përcaktuar sasia dhe lloji i lëndës plasese, por referuar forcës së shpërthimit dhe dëmeve që ka shkaktuar mendohet të ketë qenë rreth 500 gram.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 3 e 30 minuta të mëngjesit të së premtes në fshatin Sanxhak të Kurbinit dhe objekt i sulmit me lëndë plasese ishte banesa e Skënder Likes Shpërthimi ishte i fortë duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe në objekte të tjera aty pranë, por fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar.

Sakaq, pista kryesore e hetimeve është përqëndruar tek hasmeria, pasi Skënder Lika, është babai i autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Roli. Ndërkohë dhe nipi i tij, Ilir Lika është dënuar nga gjykata si bashkëpunëtor në vrasjen e dy biznesmeneve, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, ngjarje e ndodhur brenda një lokali në Kurbin në vitin 2020.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *