Tritoli në banesën e Dukave/ Artan Hoxha: Mesazh kërcënues, u vendos nga…

Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur se tritoli në derën e banesës së prindërve të vëllezërve Duka në zonën e Freskut në kryeqytet, ka qenë një mesazh kërcënues.

I ftuar në emisionin “Opinion” Hoxha u shpreh se ky mesazh kërcënues mund të jetë bërë nga persona të njohur apo të afërt të Ervis Martinaj, pas konflikteve të vazhdueshme që ka pasur mes dy grupeve.

“Ata e kanë vendosur eksplozivin aty thjesht për të përcjellë sipas meje një lloj mesazhi sigurisht kërcënues, për të treguar që ata janë gjallë dhe ata kanë ende, kur them ata, them njerëzit që kanë mbijetuar nga gjithë kalvari i përplasjeve. Bëhet fjalë, gjithmonë dyshimet janë që ka ardhur nga të afërm apo të njohur apo pjesë e grupit të Ervis Martinaj. Në këto momente, njëri nga vëllezërit Duka, Leonard Duka, u arrestua në Bruksel dhe arrestimi i tij atje u shoqërua me bujë” – tha Hoxha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *