Treni përplas për vdekje dy shqiptarë në Gjermani

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani ku dy shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën në mënyrë tragjike.

Mediat gjermane shkruajnë se Admir Seta 40 vjeç, dhe Leutrim Hyseni 31 vjeç u përplasën mbrëmjen 16 dhjetorit nga një tren në zonën midis Christof-Ruthof-Weg dhe Otto-Suhr-Ring në Mainz-Kastel. Ata tentuan të kalojnë shinat ndërsa treni po afrohej. Me gjithë frenimin emergjent të drejtuesit të mjetit, fatkeqësisht treni i përplasi të dy personat.

Ekipet e shpëtimit u lajmëruan menjëherë dhe u nisën për në vendin e aksidentit. Edhe pse ata mbërritën shumë shpejt, dy shqiptarët ndërruan jetë në vendngjarje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *