Transportonin emigrantë të paligjshëm, çmontohet grupi kriminal, 36 të arrestuar

Një operacion i madh policor është zhvilluar në Athinë dhe Selanik në kuadër të luiftës kundër emigracionit të paligjshëm. Ertnews shkruan se operacioni është zhvilluar me pjesëmarrjen e 200 forcave policore me qëllim shkatërrimin e një organizatë kriminale që trafikonte emigrantë dhe bënte dokumente false udhëtimi. Nga veprimtaria e kësaj organizate dyshohet se janë trafikuar të paktën 2200 të huaj drejt dhe nga Greqia, përmes lëshimit të mbi 2500 dokumenteve legalizimi kundrejt tarifës monetare dhe përgatitja e mbi 8000 dokumenteve të rreme të udhëtimit.

Gjithashtu, organizata kriminale në fjalë kishte struktura profesionale për përgatitjen e dokumenteve të falsifikuara dhe deri më tani janë gjetur 5 laboratorë me një numër të madh dokumentesh dhe mjetesh të falsifikuara për përgatitjen e tyre, ndërsa janë lokalizuar edhe 10 banesa akomoduese për të huajt në nisje. Sipas ELAS, janë identifikuar dhe arrestuar mbi 80 të huaj kombësia e të cilëve nuk bëhet e ditur për të cilët janë kryer veprime përgatitore për largimin e tyre nga vendi.

Në kuadër të hetimit, janë identifikuar pikat e mbërritjes dhe nisjes në vende të tjera evropiane, ndërsa nga provat dixhitale janë identifikuar më shumë se 30 mijë matrica dixhitale për prodhimin e kartave të identitetit dhe pasaportave. Ndërkohë vetëm së fundmi nga ky operacion është bërë i mundur arrestimi i 36 personave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *