Trajneri i PSG-së: Mbappe dhe Neymar janë gati për sfidën, Messi…

Ekipi i PSG-së do të përballet ditën e enjte me Strasburgun, sfidë kjo e vfelshme për kampionatin francez, që rikthehet pas pauzë së Botërorit. Trajneri Kristof Galtier doli sot në një konferencë për mediat. Ai u shpreh se Lionel Messi do të rikthehet në janar, ndërsa Mbappe dhe Neymar janë në dispozicion të ekipit.

“Messi zhvilloi një Botëror të shkëlqyer. Duke qenë se ai është ende në Argjentinë prej festimeve kemi vendosur që të rikthehet më datë dy ose tre janar” – u shpreh Galtier.

Tekniku francez tregoi se lojtarët që e kanë mbyllur më shpejt aventurën në Botëror, si Sarabia, Ruiz apo Soler janë stërvitur rregullisht.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *