Trajneri Flik merr frymë lirisht, dy liderët e Gjermanisë gati për Botërorin e Katarit

Populli gjerman mund të flejë i qetë, pasi yjet e tij do të jenë gati për Botërorin”,- ishte fraza e Julian Nagelsmanit, trajner i Bayern Munich përpara takimit me Maincin.

Bëhej për portierin Manuel Neuer dhe mesfushorin sulmues Thomas Muller, që aktivizohen me skuadrën bavareze dhe kishin probleme fizike. Dyshja në fjalë vazhdon fazën e riaftësimit total në qendrën stërvitore me përgatitje individuale.

Rikthimi i tyre në gjirin e kombëtares gjermane do të lehtësonte ndjeshëm peshën e trajnerit Flikut në dy reparte të rëndësishme si porta dhe reparti ofensiv. Manueli pas dëmtimit në “Klasike” me Dortmundin vazhdon të qëndrojë jashtë fushave, ndërsa Thomas ka vuajtur një sërë problemesh si COVID-i, dëmtimi dhe problemet me stomakun.

Seancat e fundit në Munich vërtetojnë se ata do të jenë të gatshëm për të kapur trenin e fundit drejt Katarit, ku më 20 nëntor do të statojë Botërori…

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *