Tragjike në Greqi! Po krasiste ullinjtë, 35-vjeçari gjendet i vdekur me fytin e prerë me sharrë elektrike

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi, ku një person është gjetur i vdekur në një fushë në zonën e komunës Kantanos Selinos.

Mediat greke raportojnë se viktima është prerë në fyt me një sharrë elektrike teksa po krasiste ullinjtë në arë.

35-vjeçari i cili u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në një arë në ishullin e Kretës, dyshohet të jetë shqiptar. Viktima mësohet se është baba i dy fëmijëve ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur para syve të dëshmitarëve okularë të cilët njoftuan autoritetet. Raportohet se dëshmitart thanë në polici se dëgjuan ulërimën e viktimës.

35-vjeçari kishte shkuar në arë për të bërë punë bujqësore. Tragjedia ndodhi kur viktima filloi të krasiste pemët e ullinjve, kur 35-vjeçari humbi ekuilibrin, u rrëzua me sharrën elektrike që i rrëshqiti nga duart dhe i shkaktoi plagë fatale fyt. Mediat greke shkruajnë se sharra elektrike i shkaktoi viktimës shkëputje të pjesshme të kokës nga trupi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *